mercoledì 2 dicembre 2009

Shqipëria: Dita e Flamurit, 28 Nentori

by Mr.G and Lady Eagle, 28 Nentori 2009
28 Nentori, Dita e Flamurit, dita kur 94 vjet me pare, populli shqiptar nga te gjitha trevat realizoi ngjarjen e shumepritur prej gati pese shkeuj, shpalljen e pavaresise. Heroi i Popullit, plaku i mencur dhe politikani i shquar i poppullit shqiptar ngriti flamurin e kuq me shkaben dykrenare, ne Vloren heroike.

Flamuri kuq e zi, i trasheguar nga Heroi Kombetar, princi Gjergj Kastrioti (Skenderbeu), bashkoi ne shekuj zemrat e te gjithe shqiptareve ne nje ideal te perbashket, liria e popullit shqiptar dhe krijimi i njje shteti demokratik te pavarur. Ky ideal i simbolizuar me flamurin kombetar, mbajti te ngrohta zemrat e shqiptareve dhe i dha atij force per te perballuar cdo armik qe cenonte lirine e tij.

"Per rreth flamurit te bashkuar - me nje deshire me nje qellim " kendohet ne hymnin kombetar

Kombi dhe Flamuri Kombetar, nocione simbol te mbijeteses se popullit shqiptar ne shekuj, qe frymezuan sakrifica dhe heroizma te medha te bijve me te mire te popullit shqiptar per te mposhtur me radhe hordhite turke pese shekuj me pare dhe pushtimin nazi-fashist gjate luftes se dyte boterore. Luftrat per liri te popullit shqiptar, nuk reshten pas shpalljes e pavaresise. Ato u ringjallen kunder shtypjes e padrejtesive sociale te regjimit zogist, kunder varferise dhe te drejtes pune, gjendje ne te cilen e kishte cuar vendin mbreti i veteshpallur. Populli shqiptar nuk u gjunjezua e nuk u mposht dhe me guzim ju kundervu mohimit te lirve e te drejtave te njeriut nga diktatura komuniste e cila gjoja ne “emer te popullit” inkriminoi e persekutoi ne menyre cnjerezore mijra te pafajshem.

Sot perkujtojme dhe i perulemi me respekt Flamurit Kombetar. Kjo dite festohet ne Shqiperi, ne Kosove ne Maqedoni, ne Mal te Zi e ne te gjitha viset e banuara nga diaspora shqiptare. Shqiptaret kudo jetojne e punojne jane krenare per prejardhjen e tyre e vazhdojne te kultivojne gjuhen, kulturen, traditat duke mbajtur te gjalle ndjenjen e atdhedashurise e te lirise si idealet me te cmuara.

Perkujtimi i dites se Flamurit nuk eshte vetem dite feste e nderimi per rilindasit e kombit shqiptar, per themeluesit e shtetit te pare shqiptar, per te renet ne luften heroike nacional clirimtare, per te renet ne te gjitha luftrat kunder regjimeve persekutuese e diktatoriale, por ajo pa asnje dyshim eshte edhe dite rflektimi e vleresimi per gjendjen e sotme te vendit e te popullit tone.

Kriza politike dhe varferia ekonomike po thellohen cdo dite e me shume. Korupsioni prej vitesh ka kapur shtetin, institucionet e pavarura dhe nje pjese te medias. Premtimet elektorale mashtruese te disa politikaneve, abuzimi me pushtetin duke perdorur shtetin si instrument pasurimi vetjak ne kuriz te popullit, apatia dhe mos veprimi ne sistemin e drejtesise, korupsioni dhe paftesia ne sistemin aresimor, abuzimi i pa kufi ne sistemin ekonomik shteteror, jane kthyer ne rutine e ne nje “moral” qe te garanton suksesin. Pasi shkelet ligji, kerkesa per venien ne vend te drejtesise, mohoet ne menyre flagrante gjoja ne emer te “ligjit”. Media limitohet, goditet, poshterohet dhe komandohet. Te gjitha keto ndodhin nen nje qeverisje piramidale ku njeshi ne maje te piramides kontrollon dhe mban lidhje direkte deri me bazen e saj, e cila si do qofte eshte shume e ngushte. Eshte pa dyshim nje tentative per rivendosjen e nje regjimi diktatorial.

Por fatkeqesi per popullin eshte kur:

1. Opozita qe proteston kunder sulmohet me shpifje nga “pushteti” dhe bojkoti i saj, me gjithe se ne parim eshte instrument demokratik legjitim, kundershtohet nga nderkombetaret te cilet mbyllin syte perpara rrezikut te diktatures qe po restaurohet dhe korupsionit galopant te shtetareve ose te disa politikaneve.

2. Rihet gazetari kritik qe investgon mbi korrupsionin dhe disa gazetare apo media te tjera ne vend te denimit te dhunes justifikojne direkt ose indirekt, hapur apo me heshtjen e tyre dhunuesin.

3. Protesten popullore paqesore e demokratike kunder shtetit te koruptur me ministra akoma nen hetim, disa “opinioniste” ne menyre percmuese e quajne “turme” qe nuk duhet konsideruar.

4. Kryeministri uzurpator flet nga foltoria e parlamentit (institucion demokratik), kercenon si diktator i plotfuqishem duke perdorur gjuhen me te rendomte e banale te rruges, per te ofenduar jo vetem emrat e vecante qe permendi por te gjithe shoqerine demokratike shqiptare; dhe deputet e tij, ministrat e tij duartrokasin sikurse ndodh rendom ne mbeshtetje te cdo diktatori apo kapomafie.

5. Ata pushtetaret e ata deputet te ardhur ne pushtet me zgjedhje te kontestuara per vjedhje e manipulime, ushtrojne forcen per te mos lejuar transparencen e cila ose i legjitimon ne menyre definitive ose nxjerr ne drite vjedhjen dhe dhunimin e lirise elementare te nje shoqerie demokratike – te shprehur me voten e lire.

6. Perpilohen ligje me efekte selektive e favorizuese vetem per kryeministrin, familiaret e tij dhe nje klan te ngushte rreth tij.

7. Nje mase te madhe qytetaresh shqiptare, ne sensin praktik e konkret i mungon ushqimi jetik, i mungon uji, i mungon energjia, i mungon sherbimi shendetsor, i mungon arsimimi, i mungon puna, i mungon institucioni ku te zgjidhe hallet e tij sepse eshte i koruptuar ne ate shkalle sa edhe masa e aplikimi te korupsionit percaktohet nga afersia me “njeshin”.

8. Mangesite dhe nevojat per mbijetese shfrytezohen ne menyren me cnjerezore per te blere vota kundrejt shperblimeve minimale momentale.

9. Shtetaret vjedhin ne emer te projekteve te medha dhe zeri i akuzes popullore nuk degjohet.

10. Shtetaret vrasin direkt ose indirekt popullsine e pafajshme dhe akuza popullore shperfillet ose mbytet me lloj lloj makjiavelizma, ca administrative e e ca ligjore, te aplikuara perseri ne menyre koruptive; dhe gjykata e prokuroria hesht per paaftesi apo se ka rene pre e pazareve te pista.

11. Aspirata legjitime e lirise se levizjes dhe e integrimit europian, jane ne doren e individeve perfaqsues te institucioneve nderkombetare, te cilet udhehiqen jo nga principe demokratike por nga perkatesia klanore e partiake e tyre si individe, te cilet pranojne te lobojne e te mbeshtesin individe ose grupime klanore shqiptare qe po e cojne vendin drejt shkaterimit, drejt nje neodiktature.

12. Thirjet e pushtetareve me kryeministrin ne krye, sjellja e mediave qe per aresye koruptive i bindet kryeministrit, komentet e pseudo opinionisteve qe i lepihen atij, nuk bejne gje tjeter vecse propogandojne te ndajne popullin shqiptar ne dy grupime kunder njeri tjetrit.

Por populli shqiptar ndergjegjesohet cdo dite e me shume. Ai, asnje here nuk eshte gjunjezuar e nuk eshte mposhtur nga diktaturat apo nga regjime te ngjashme para apo pas viteve '90. Nuk eshte dorezuar as para tallazeve qe tinezisht dhe padrejtesisht, disa kancelari te shteteve te huaja i kane perplasur ne momente te dryshme te historise, e per qellime te mbrapshta. Qendresa e popullit shqiptar eshte mbeshtetur dhe vazhdon te mbeshtetet nga shume shtete miq te sinqerte. Mbeshtetet nga te gjitha institucionet demokratike nderkombetare, nga te gjitha demokracite perendimore, dhe nga shume organizata te demokratikes qe vigjelojne mbi zhvillimet demokratike e mbi mbrojtjen e te drejtave te njeriut.

Ndergjegjia kombetare e popullit Shqiptar, ideali universal per liri e demokraci mbeten aspirata te pa negociueshme te cilat perbejne njekohesisht identitetin e tij historik dhe identitetin e te te ardhmes se tij ne familjen e madhe te europes demokratike. Shqiptaria si virtyt i identitetit kombetar te mbare popullit shqiptar i cili deshiron te jetoje ne liri dhe ne demokraci, ka qendruar ne menyre konseguente mbi ndasite krahinore, fetare, partiake e te cdo lloji tjeter qe ndokush kerkon te realizoje ne menyre artificiale. Prandaj dita e Flamurit nuk eshte nje feste perkujtimore por njeherazi eshte edhe nje dite angazhimi per te vazhduar qendresen dhe luften, me cdo mjet demokratik, kunder neodiktatures, kunder uzurpimit te Shtetit nga krimi i organizuar dhe korupsioni, per forcimin e shtetit te se drejtes, shtetit te lirive demokratike dhe te te drejtave te njeriut.

Poshte diktatura
Rrofte Dita e Flamurit
Rrofte Populli Shqiptar liridashes

5 commenti:

  1. 28 nentori eshte dita e flamurit kombetar shqipetar ismail qemali ngriti flamurin ne Vlore ne vitin 1912

    RispondiElimina
  2. kari pidhi lemash u knaqen tuj met shtatzan

    RispondiElimina
  3. 28 nentori eshte dita e flamurit kombetar shqipetar ismail qemali ngriti flamurin ne Vlore ne vitin 1912 shum e mir festa

    RispondiElimina
  4. pSE Se KeNi QiT NaJ VjErsh be
    Uggg fuck youu

    RispondiElimina
  5. Noro ste poooooooonu late populates hiii gass delaro min ekrro dis habe nicht dich geil hab fuckkkkkkkkkkk :* javv kajj none

    RispondiElimina